Nga të dhënat e siguruara nga Departamenti Drejtësisë kompania e nënkontraktuar nga Partia Socialiste në mars 2017, ‘Ballard Partners’, ka kryer disa takime me zyrtarë të ndryshëm në SHBA dhe ka pasur komunikime të vazhdueshme edhe me ambasadorin e SHBA në Tiranë.
Kush i organizoi takimet dhe komunikimin me Donald Lu?
Kompania lobuese Ballard Partners në mars ka punësuar si konsulent ish-kongresmenin demokrat Robert Wexler përfaqësues i një distrikti të Floridës në Dhomën e Përfaqësuesve (1997-210). Wexler një demokrat me lidhje të vjetra edhe i përfolur si një kandidat i mundshëm për postin e shefit të USAID si dhe si një ambasador i mundshëm në Izrael gjatë mandatit të Obamas.
Por ai nuk zgjodhi asnjë prej tyre dhe vazhdoi angazhimin e tij si konsulent derisa nënë Mars 2016 u punësua nga Ballard Partners si konsulent. Duket se Ballard e punësoi z. Wexler për të mbajtur kontaktet me një tjetër emërim të zotit Obama, ambasadorin e SHBA në Shqipëri z. Donald Lu. Të dhënat që disponohen nga SYRI.net raportojnë se i vetmi konsulent që ka kryer komunikimet me Donald Lu ka qenë ish-kongresmeni amerikan.
Gjatë majit ai i ka telefonuar dhe më pas i ka dërguar një email ambasadorit Lu, sipas përshkrimit ato kanë pasur si temë negocimin midis partive politike në lidhje me zgjedhjet që priteshin të mbaheshin në Shqipëri si dhe me Reformën në Drejtësi.
Pak ditë më parë kësaj bisede, SylvesterLukis ka shkëmbyer emaile me George Gigicos (Zëvendës asistentin e presidentit Trump) si dhe vetë Brian Ballard është angazhuar në një telefonatë me Matt Gaetz dhe një ditë më pas me Matt Moëer, Këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit dhe njëkohësisht ish-ndihmësin e Christ Christie.
Duket se të gjithë këto takime paraprake qenë një përpjekje për të mundësuar një influencë tjetër që mund të përdorte fare mirë ish-kongresmeni demokrat Wexler gjatë bisedës me ambasadorin Lu.
Brian Ballards ka biseduar në qershor gjithashtu edhe me shefin e stafit të senatorit Marco Rubio në lidhje me raportet me Shqipërinë dhe Turqinë. Pak ditë më pas po Robert Wexler ka dërguar një email Donald Lu me argumentimin e diskutimit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Të njëjtin email me të njëjtën tematikë raportohet që zoti Wexler ia ka dërguar zotit Lu dhe në datën 26.06.2017.
Seria e emaileve mes Wexler dhe Lu ka rinisur në tetor të këtij viti ku ish-kongresmeni i kërkon një takim ambasadorit të SHBA në Shqipëri. Takimi në fjalë duket se është pranuar nga z. Lu i cili në datën 17/10/2017 ka pritur në zyrën e tij Robert Wexler, sipas informacionit të disponuar në takim ka qenë edhe Carson Relitz Rocker, shefja e Sektorit Politik dhe Ekonomik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Sipas të dhënave, PS-ja ka paguar në total 140.000 USD për takimet e kryera dhe shërbimet e ofruara nga Ballard Partners. Ndërkohë që Robert Wexler ka përfituar 35.000 USD si konsulent për të gjitha shërbimet e ofruara për PS-në në takimet e ndryshme apo shkëmbimet e emaileve me Donald Lu.
Siç vërehet edhe nga deklarimi i kompanisë lobuese.
A u ble fotoja me Mike Pence?
Në 11.07.2017 Brian Ballard ka pasur një takim me Josh Pitcock, shefin e stafit të zv/presidentit Mike Pence si dhe takime me kongresmenin Matt Gaetz. Një muaj më pas Rama shkrepi një foto me zv/presidentin e SHBA në Mal të Zi.