Drejtuesit forumeve të djathta botërore, i kanë drejtuar rinisë shqiptare mesazhe për “8 Dhjetorin”.
1. Andrianos Giannou, President i të Rinjve të Partive Popullore Europiane
Miq të Forumit Rinor të Partisë Demokratike,
Jam shumë i gëzuar dhe i nderuar që ju drejtohem në këtë ditë të veçantë dhe të rëndësishme për ju, duke përkujtuar kurajon, forcën dhe qëndresën e të rinjve shqiptarë ndaj regjimit më të egër që Europa ka hasur ndonjëherë.
Falë rezistencës, rinia shqiptare qëndron krah për krah me rininë europiane, dhe jemi shumë të lumtur për miqësinë tonë. Po ashtu jemi të përkushtuar për të qënë pranë jush në përballjen e sfidave në vijim. Më vjen shumë keq për gjendjen në të cilën ndodhet rinia shqiptare. Krimi, korrupsioni, trafiku i drogës po vjedh shpresën, ëndrrat dhe të ardhmen e të rinjve. Në këtë ditë të rëndësishme dua t’ju them se Europa është me ju, unë jam me ju dhe ne jemi përkrah jush për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për një Shqipëri europiane, demokratike dhe të zhvilluar. Miq të dashur, ju nuk jeni më vetëm si në vitet ’90, jemi sëbashku dhe do të luftojmë sëbashku.
2. Bashir Wardini, Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë
Unë jam Bashir Wardini, kryetari i Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë, koalicioni më i madh botëror i qendrës së djathtë. Në këtë pozicion kam zëvendësuar kryetarin e mëparshëm Gerti Bogdani. 8 Dhjetori 1990 është një ditë shumë e rëndësishme për historinë tuaj dita në të cilën rinia marshoi në protesta për të rrëzuar sistemin tiranik të korruptuar komunist në Shqipëri dhe për të sjellë demokracinë në vendin tuaj. Në këtë ditë përkujtoni rininë që ishte para jush sepse rinia është gjithmonë ajo që sjell ndryshime në një vend. Gjithashtu, si rini ju ftoj të punoni që në zgjedhjet e ardhshme të sillni në pushtet Partinë Demokratike. Urime të përzemërta nga Bejruti dhe FALEMINDERIT!
3. Javier Hurtado Mira / Kryetar i DEMYC, komunitetit të të rinjve demokratë konservatorë të Europës
Sot ndodhem në zyrat e DEMYC në Bruksel dhe megjithëse ndihem pranë jush, më vjen keq që nuk jam sot fizikisht në Tiranë me ju por dua t’ju shpreh mbështetjen tonë në DEMYC Unë jam tejmase i shqetësuar për gjendjen e Shqipërisë nën udhëheqjen e qeverisë socialiste, lidhjet e saj me trafikimin e drogës, lidhjet e saj me krimin dhe blerjen e votës së qytetarëve në zgjedhje.
Si brez i ri, ne jemi të dedikuar dhe kemi dëshirë që një ditë Shqipëria, të jetë pjesë e familjes së madhe europiane. Por, mënyra se si po drejtohet shteti nga socialistët, nuk është në rrugën e drejtë për demokracinë, nuk është rruga për lirinë e vërtetë për vendin tuaj. Ju vuani ende nga e shkuara komuniste dhe ne nuk duam që në Europë të shkohet në këtë mënyrë, pa institucione demokratike. Prandaj ne sot po ju dërgojmë këtë mesazh që ju të keni fat në betejat e përditshme. Shpresojmë të jeni të suksesshëm dhe shprehim mbështetjen tonë. Zoti ju bekoftë dhe paçi fat!
4. Virgilio Falco – President i Studentëve të Partive Popullore Europiane
I dashur Belind, Unë jam shumë i lumtur sot që ju drejtohem në këtë ditë historike të kryengritjes studentore, e cila solli ndryshimin e madh dhe historik për Shqipërinë. Jam veçanërisht i lumtur për këtë dite dhe për atë që simbolizon. Duke qenë se jam Presidenti i Studentëve Demokratë të Partive Popullore Europiane, kam takuar shumë studentë shqiptarë, të shkëlqyer në mësime, me një dashuri të madhe për vendin e tyre dhe dëshirë për të kontribuar dhe ndryshuar atë. Dhe kujtesa e faktit që studentet ishin të parët, që u ngritën kundër regjimit komunist, sfiduan frikën dhe terrorin, e ndihmon këdo të kuptojë dëshirën e madhe të studentëve që studiojnë sot në universitetet më të mira të botës për të kontribuar për vendin e tyre.
Kam ndjerë keqardhje pasi Belindi më ka informuar se shumë të rinj të talentuar e kanë të pamundur të ndjekin studimet për shkak të varfërise dhe papunësisë së madhe në Shqipëri, si pasojë e krimit dhe korrupsionit që kontrollon vendin. Por jam i bindur që studentet sot, si ata të viteve ‘90 do të arrijnë të marrin në dorë fatin e vendit të tyre. Ju uroj shumë suksese dhe fat të mbarë.