“Mos zgjidhni largimin”, thirrja e fortë e e Bashës. Ja çfarë i kërkon rinisë

0
150

Kryedemokrati Basha duke çmuar me mirënjohje të thellë dhjetoristët që me Azem Hajdarin në krye shembën murin e diktaturës, ka ftuar sot rininë të marrë në dorë fatet e vendit.

“Te rinjve qe duan te ikin u bej thirrje te qendrojne, te mos ikin! Te përballemi, të luftojmë dhe të fitojme mbi te keqen!  Bashke do te ndryshojme Shqipërine”- tha Basha, duke ftuar rinine ne misionin e saj me te madh.

“8 Dhjetori 1990 eshte dita kur kurajo triumfoi mbi frikën, kur dëshira për liri triumfoi mbi dhunën robëruese të diktaturës”- tha Basha, duke kujtuar me nostalgji dhe krenari kohet e dhjetorit ’90.

Sipas tij, 8 dhjetori dita e parë europiane në Shqipëri, ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identitetit të humbur.

“Shqipëria ka bërë shumë përpara që prej Dhjetorit ‘90. Por edhe shumë gjëra shkuan keq, shumë gjëra u vonuan, shumë të tjera qenë më të vështirë seç i menduam. 27 vjet pas rënies së komunizmit liritë politikë të shqiptarëve janë sërish të kufizuara. shqiptarët ende nuk votojnë të lirë, se dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbur. Ne vend qe ne Shqiperi te flitet per politika moderne, biznese te reja, flitet per per pastrim te parlamentit nga kriminelet, per banda trafikantesh, per pastrim parash. Ne 90-en regjimi perdori dhunen e ideologjise, ne 2017 po perdoret krimi i bere njesh me politiken per te dhunuar lirite e shqiptareve, duke i detyruar te braktisin serish vendin”- tha Basha.

Sipas tij, sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë gjatë ketyre tre dekadave për forcën, idealizmin, kurajën e dhjetoristëve.

“Shqipëria gjendet përsëri në një udhëkryq mes politikes se kriminalizuar dhe vlerave te lirise. Edhe nje here, kjo sfidë është sfida e rinisë. Sytë e cdo shqiptari janë nga ju. Mos kini asnjë dyshim në forcën tuaj dhe në aftësinë tiaj! Nuk ka regjim, nuk ka qeveri që mund t’u bëjë ballë 1 qind, 1 mijë, 10 mijë të rinjve të vendosur e të bërë bashkë për liri, për drejtësi, për mundësi”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here