I vetëdijshëm se ky moment nuk do të ngelej jashtë vëmendjes së medias, Rama i parapriu duke thënë se tani është e sigurt që kazani do të merret me këtë çështje. Ky moment në takimin e Ramës për Ditën e Rinisë, më shumë ngjan të jetë i inskenuar për të treguar se këtu ka edhe punë edhe meritokraci, sesa thjesht një rastësi. Zor të besohet se Rama nuk i njeh njerëzit e kabinetit të tij, sikundër është vështirë të pranohet se këtu punësimet në shtet bëhen me konkurse apo meritokraci.