Tragjedi në Itali, nëna vret fëmijët 2 dhe 5 vjeç

0
171

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në provincën e Reggio Emilias në Itali. Një nënë 39-vjecare ka vrarë dy fëmijët e saj, respektivisht 5 dhe 2 vjeç duke tentuar më pas vetëvrasjen. Ka qenë një bari i zonës i cili gjatë mbrëmjes së djeshme ka gjetur makinën e Antonella Barbierit, 39 vjeçe, të ndalur në një zonë të hapur mes komunave Guastalla e Luzzara në Reggio Emilia.

Brenda në makinë ndodhej trupi i pa jetë i Lorenzos 5 vjeç, i qëlluar me thikë në bark nga nëna e tij. Me të njëjtën thikë të ngulur ende në trup duke tentuar vetëvrasjen është gjetur brenda në makinë dhe Antonella.

Pak çaste më vonë në banesën e saj në komunën Suzzara në provincën e Mantovas është gjetur e vdekur, e mbytur në gjumë dhe Kim, vajza 2-vjeçare e Antonella Barbierit. Në momentin e ngjarjes bashkëshorti i saj ndodhej në punë. Ai është një ish-lojtar i njohur. Sipas rrëfimeve të familjarëve, Antonella Barbieri vuante nga probleme psikologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here