Video/ Aktiviteti i Ministrisë së Arsimit, FRESSH-istët rrahin dhe lënë pa ndjenja në tokë protestuesin

0
253

Aktiviteti i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në nder të “8 dhjetorit” është shoqëruar me një incident mes aktivistëve të “Lëvizjes për Universitetin” dhe disa personave që kjo lëvizje thotë që kanë qenë të FRESSH.

Kanë qenë aktivistët të cilët gjatë aktivitetit kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej “Cirk pa bukë” dhe më pas disa të rinj të tjerë janë përpjekur që ta heqin banderolën.
Në faqen e saj në facebook “Lëvizja për Universitetin” shkruan se janë goditur nga aktivistët e FRESSH, dhe më pas ata kanë kallëzuar dhunën në polici.

“Me t’u hapur banderola, mbi aktivistët tanë u lëshua një luzmë fresshistësh që me thonj e me putra tentuan ta grisnin atë. Të prezantuar fillimisht si punonjës të Shërbimit Kombëtar të Rinisë, fill pas ndeshjes së parë, ata thirrën në ndihmë një grup edhe më të madh gangsterësh, të cilët iu lëshuan aktivistëve tanë duke i goditur ku të mundnin. Pas këmbimit të fjalëve me grushte e shkelma, janë lënduar veçanërisht aktivistët Bora Mema, Bislim Lakna dhe Klodi Leka.”,-shkruan ndër të tjera në facebook kjo lëvizje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here