Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot është pritur me fishkëllime në një takim të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me qëllim promovimin e turizmit të aventurës.
Te rinjtë e fishkëllyen gjatë Ramën, ndërsa ky i fundit u nervozua dhe i iku mendja nga pritja, pasi nuk e priste diçka të tillë.
Këtë situatë e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
‘Të rinjtë fishkëllima Ramës sot, njësoj si 27 vjet më parë Adil Çarçanit!
Pritje e merituar për Noriegën nga të rinjtë, të cilëve u mbylli dyert e universiteteve dhe u dha për alternativë marjuanën dhe kokainën’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.