Instituti i Gjeoshkencës ka dhënë në mesditë, parashikimin më të fundit për motin. Sipas IGJEUM< pasdite nisin reshje intensive në gjithë vendin.
RESHJET
Sot pasdite, e shtunë, datë 9 dhjetor, reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe në qarkun e Shkodrës ato do të jenë edhe intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Nesër, e diel, pritet që të ketë reshje kryesisht paradite, me një intensitet i cili do të ulet ndjeshëm në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Priten reshje dëbore në zonat malore.
TEMPERATURAT
Nesër, e diel, datë 10, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 10 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 9 °C
në vendet malore: -3 °C / 5 °C.
ERA
Sot pasdite, të shtunën, do të fryjë mesatare, ndërsa nesër do të dobësohet dhe do të fryjë e lehtë.