VENDIMI/ Krimet e Rënda lënë në burg shefin e policisë dhe vartësit e tij të trafikut të drogës
“Katania” vijon të dërgojë në drejtim të vendit tonë një sërë të dhënash informative që lidhen me trafikimin e drogës nga vendi ynë në drejtim të brigjeve të tyre prej më shumë se katër vitesh. Bëhet me dije se ditëve të fundit, pas goditjeve të grupit të nënkomisarit të Fierit, në drejtim të vendit tonë kanë mbërritur prokurorë të cilët kanë shkëmbyer në lidhje me të gjitha grupet që kanë kaluar drogë nga Vlora, Durrësi, Fieri e Lezha. Po ashtu saktësohet se pikat kryesore të këtyre komunikimeve janë edhe në ambasadën italiane, nga ku kalohen korrespondencat informative për të shkëmbyer të dhënat e nevojshme në dobi të maxiprocesit anti-trafik.
Burimet konfidenciale nga grupi hetimor tregojnë se edhe për rastin konkret është bërë e mundur të bashkëpunohet me prokurorinë e Krimeve të Rënda, nga ku është dhënë edhe urdhri i ndalimit pa kaluar ky urdhër në polici. Sipas burimeve, tek te dy prokuroritë ka ekzistuar frika e ndonjë dekonspirimi, siç ka ndodhur edhe në dy operacione të tjera që lidhen me arrestimin e vëllait të kapos së drogës dhe të tre shefave të policisë të cilët vijojnë të jenë në arrati dhe se nuk dihet se kur mund të arrestohen. Por ndërsa hetimet në tri shtete vijojnë për super-grupin e narkotrafikut dje policia me vartësit e tij ka dalë para gjykatës dhe është njohur me masën e sigurisë. Ai ka mohuar çdo akuzë që iu ka lexuar nga prokurori, por nuk ka mundur të ndryshojë asgjë në atë masë sigurimi.
Gjyqi
Paraditen e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për 7 personat e arrestuar si të përfshirë në trafikun e drogës. Gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për Festim Lelaj, nën/komisar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit, dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit, si dhe dy doganierët, po të këtij porti e dy shtetas të tjerë. Këta shtetas dyshohen si autorë të trafikut të një sasie prej 2.5 tonësh droge, e llojit kanabis sativa, e cila u kap në Ankona në janar të këtij viti. Droga që kaloi nga porti i Durrësit dyshohej se ishte e një rrjeti trafikantësh shqiptar. Pas këtyre hetimeve rezultonte se organizatori i këtij trafiku ishte Festim Lelaj, nën/komisari në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit./Shekulli