Parisi tani ka restorantin e vet nudo për këdo që është i gatshëm që të hajë një darkë komplet lakuriq.
Ky nuk është restoranti i parë në Europë. Në verën e vitit 2016, Bunyadi i Londrës solli një gjë ndryshe në vend, që nuk ishte parë më parë.
Dhe në janar të këtij viti, një restorant nudo mbërriti në Tenerife. Pronari u frymëzua pasi kishte ngrënë në restorantin në Londër.
Tani Parisi bëhet vendi i tretë që e ka këtë restorant duke i dhënë mundësinë klientëve të provojnë një eksperiencë të re.
Restoranti, i cili quhet “O’nature”, është i hapur vetëm për darkë dhe kërkon rezervim. Klientët paralajmërohen paraprakisht se restoranti është vetëm restorant, pra një vend ku hahet, dhe jo një vend ku njerëzit mund të provojnë gjëra të tjera.