Franca dhe ambasadorja e saj në Tiranë, duket se kanë mendime të ndryshme me SHBA-në dhe ambasadoren e BE-së në Tiranë në lidhje me çështjen e kryeprokurorit të ri.
Christine Vasak nga Korça është shprehur se Kushtetuta vendos për Prokurorin e Përgjithshëm.
‘Kushtetuta shqiptare disponon kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin’, ka thënë Vasak.
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vllahutin janë shprehur se mandati i kryeprokurorit ka mbaruar dhe kanë këshilluar Edi Ramën dhe mazhorancën që të zgjedhin një prokuror të ri të përkohshëm.