Kjo është videoja e ngarkuar nga një 33-vjeçar teksa dhunon vajzën e tij pasi e ka zënë duke shkarkuar aplikacionin SnapChat.
Alex J. Harrison u arrestua pas kësaj videoje edhe pse ai e postoi me mburrje që po mbronte vajzën e tij nga keqpërdorimi i internetit.
Videoja është filmuar nga një person i tretë që qëndronte në dhomë teksa Alex godet 50 herë me rrip të voglën.
Pas një minute e gjysmë, ai e çon vajzën në një dhomë tjetër për t’ia rruar kokën.
Pastaj e detyron të shikonte në kamera, ndërsa vajza qan në fund të përplasjes