Pamjet e kësaj video e tregojnë fare qartë propagandën e shtirur qeveritare.
Këtë fund-javë qeveria ishte mbledhur në Shkodër, e kollarisur dhe krehur për të bërë disa ceremoni rutinë, më tepër estetike se përmbajtësore.
Për ta dëshmuar më së miri këtë, vjen ky realitet nga Thethi, ku vetëm pak kilometra larg Ramës dhe ministrave të tij, rruga ka mbetur e bllokuar nga bora.
Edhe më qesharake është fakti se bëhet fjalë vetëm për 1 kilometër, e megjithatë asnjë borë-pastruese apo makinë që të hapur rrugën dhe të kriposë itinerarin nuk duket.
Megjithatë qeveria u mblodh këtë fund-javë në Shkodër…