Bella Thorne ka zbuluar se është abuzuar seksualisht.
Aktorja 20-vjeçare ka bërë një postim ditën e premte në rrjetin social “Twitter”, përmes të cilit ka treguar se është një e mbijetuar e abuzimit seksual.
Shkak i këtij zbulimi është bërë komenti i një ndjeksi, i cili ka shkruar në një fotografi të aktores: “Çfarë i ka bërë Disney kësaj vajze? Mendoj se ajo është dhunuar seksualisht”.
Thorne i është përgjigjur komentit të tij, duke shkruar: “Po jam abuzuar. Kështu që nuk ka qënë Disney”.
Më vonë, ajo ka bërë një tjetër postim, duke shkruar: “Bota mund të jetë një vend i sëmurë ndonjëherë”.
Pas këtij zbulimi, fansa kanë shkruar mesazhe të shumta për të mbështetur aktoren e njohur./topalbaniaradio