Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratik, foli për katër rekorde të zeza të qeverisë.
Sipas Bashës ato janë: Promovimi në parlament me vetëdije i individëve me rekorde kriminale, kanalizimi masiv i vendit, angazhimi i bandave për të blerë vota dhe blerja masive e votave.
Duke iu referuar zgjedhjeve të fudnit, ai tha se ishin jojegjitime, duke shtuar se si pasojë edhe parlamenti aktual është jolegjitim, ashtu si qeveria: “Këto rekorde provojnë ilegjitimitetin e Parlamentit dhe narkoqeverisë. Shpërbërja e së keqes do të përshpejtohet në javët dhe muajt në vijim”.