Braimllari: Prokurori sipas Kushtetutës, Rama ta zbatojë!

0
154

Deputeti i LSI-së,  Endrit Braimllairi, deklaroi se kjo forcë politike nuk do të zgjedhë një kryeprokuror, i cili është antikushtetues, pasi dokumenti themeltar i shtetit e përcakton qartë proçedurën se si duhet të zgjidhet.

“Shqetësimi i LSI-së është standarti i besueshmërisë së reformës në drejtësi. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe Kushtetuta flet qartë, duhet të respektohet Kushtetuta

Për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm duhen 84 vota. Ne nuk kemi të bëjmë më një emër të përvetshëm, por vlerësojmë standartin dhe jo emrin e një prokurori. Që reforma në drejtësi mos të shkatërrohet, por të vazhdojë dhe të jetë e besueshme për njerëzit.

Zgjedhja e prokurorit vonohet për disa arsye si pasojë e vonimit të  formimit të KLP-së, ngjarjet e fundit të ndodhura në vend që na tregojnë një maxhorancë në trafikun e lëndëve narkotike. Kemi tre drejtues policie në arrati, ky është një degradim i maxhorancës,e cila  nuk udhëhiqet nga parimet e shtetit të së drejtës, por nga interesat vetjake. Kryeministri i vendit ka për detyrë të zbatojë kushtetutën e vendit tonë”, tha Braimllari në studion e Faxnews.

Në vijim ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shifër për sa i përket dëmeve të shkatuara, duke shtuar se banorët meritojnë të dëmshpërblehen.

“Banoret meritojnë demshperblim, por nuk ka asnje shifer per sa i perket dëmeve të shkatuara.Kemi kërkuar që të jemi sa më pranë zonave të përmbytura. Në Dropull nuk po vijon puna për ndërtimin e një ure e cila kufizon lidhjen me banorët e zonave përrreth”,  tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here