Meta sqaron përse nuk dekretoi ligjin për tarifat gjyqësore

0
169

Presidenti Ilir Meta vendosi që të mos dekretonte ligjin për tarifat gjyqësore duke ia kthyer Kuvendit për rishqyrtim.

Në një dokument që mban datën 22 nëntor, kreu i shtetit jep edhe arsyet që sipas Presidentit, ligji duhet të rishqyrtohet nga Kuvendi.

Ndër të tjera, Meta paraqet si argumente, nivelin e tarifave që sipas tij janë rritur duke paraqitur vështirësi për shtresat në nevojë. Po ashtu edhe mekanizmat e parashikuara në këtë ligj për mbrojtjen e shtresave në nevojë nuk janë të përshtatshme.

“Së pari, niveli i tarifave, i parashikuar ne kete ligj, eshte here ne mungese te nje studimi te thelluar dhe, ne krahasim me tarifat e sotme, ka nje rritje drastike dhe te menjehershme te tarifave, gje e cila paraqet rrezik te larte per veshtiresimin e aksesit ne drejtesi per shtresat ne nevoje“, sqaron Presidenti.

“Së dyti, mekanizmat e parashikuara ne kete ligj per mbrojtjen e shtresave te pamunduara te shoqerise per te perballuar tarifat e reja gjyqesore, nuk jane te pershtatshme. Mungojne dispozitat e qarta qe garantojne mbrojtjen e nevojshme. Dispozitat e miratuara ne kete drejtim nuk garantojne sigurine ligjore“, theksohet ndër të tjera.

Një tjetër arsye pse e ktheu për rishqyrtim ishte se “parashikimet e ketij ligji nuk ndihmojne ne menyren e duhur per zgjidhjen e problematikes se financimit te pamjaftueshem te sistemit gjyqesor, megjithese ky ligj parashikon rritjen e tarifave ne sherbim“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here