Papa Françesku flet për përmbytjet që ndodhën në Shqipëri: Jam pranë jush…

0
280

Ati i Shenjtë ka folur për ngrohjen globale ditën e djeshme dhe rrezikut e pasojave që ajo sjell, në kushtet kur në Paris këtë javë zhvillohet dhe samiti “One Planet”.

Në meshën e tij të përjavshme, Papa Francesku iu referua përmbytjeve në Shqipëri dhe Indi, duke thënë se ngrohja globale është një problem që duhet parë me prioritet nga i gjithë globi.

”Shpresoj që ky takim (samiti) do të shërbejë… për marrjen e masave të duhura kundër ndryshimeve klimatike dhe në të njëjtën kohë për të luftuar kundër varfërisë dhe për të promovuar zhvillimin”, theksoi Ati i Shenjtë.

Në lidhje me Shqipërinë, Papa Francesku tha se ndodhet pranë qytetarëve që u vunë në provë nga përmbytjet e mëdha.

”Unë jam pranë edhe Shqipërisë, e cila u vu në provë seriozisht nga përmbytje të mëdha”, deklaroi Papa Françesku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here