Punonjësit e një prej dikastereve më të rëndësishme në vend kanë mbetur pa rroga. Kjo të paktën deri në datën 11 dhjetor, kur në llogaritë bankare të punonjësve nuk kanë kaluar ende pagat e muajit nëntor.
Situata e pakëndshme ka ndodhur me punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë, të cilët në gjendur në një situatë të pakëndshme, duket se kanë tentuar të marrin shpjegime nga institucione, por pa rezultat.
Por një situatë e ngjashme duket se është krijuar edhe në institucione të tjera dhe ka të bëjë me mosplotësimin e pasqyrës së pagave që më pas depozitohen në thesarin e Ministrisë së Financave, që i çel rrugën shpërndarjes së pagave për punonjësit.
Ndoshta ditët e pushimit për shkak të festave të nëntorit kanë sjellë përshtjellimin me buxhetorët, të cilët po provojnë vonesat në kalimin e pagave…