Kuvendi sot po zhvillon seancat dëgjimore, për të zgjedhur kryeprokurorin e ri të përkohshëm, por është vërejtur mungesa e deputetëve të opozitës.
Por “Panorama” ka siguruar këto SMS, dhe i ka zbardhur të gjitha bisedat që janë shkëmbyer nga deputetët Ulsi Manja dhe Nasip Naço.
Sipas këtyre mesazheve, Ulsi Manja me anë të sekretares së Kuvendit i ka bërë ftesë Naços, por ky i fundit nuk ka pranuar të shkojë.
Mesazhet e zbardhura
Sekretarja e Kuvendit: Pershendetje z. Nasip! Kryetari I komisionit nderpreu mbledhjen per 15 min, per t’ju njoftuar edhe nje here per seancen degjimore. Ju lutem konfirmoni pjesmarrjen tuaj!
Mesazhi i Nasip Naços: Nuk mundem te marr pjese per momentin , pasi jam ne biblioteke. Po lexoj librin “Kurban “ te Edi Rames.