Zheji: Tahiri, i vetëm, po të ketë rikërkesë arresti, PS e miraton

0
268

Analisti Artur Zheji, duke komentuar situatën e ish- ministrit Tahiri, i dyshuar për çështjen e drogës, tha se, Tahiri po paguan çmimin e devocionit ndaj Ramës dhe partisë.

Sipas Zhejit, Tahiri, ka patur një kontratë me kryeministrin Rama dhe ai, e ka zbatuar me përpikmëri atë.

Por, Tahiri ka gabuar, pasi ka besuar shumë, tha Zheji.

Për analistin Zheji,  Tahiri, ka vepruar me devotshmëri ne këtë drejtim, duke menduar se po  bënte  gjithçka për shefin, për partinë.

“Mendoj se  Tahiri, po kupton që ka dhënë gjithçka, duke marrë aromën e pushtetit, por  që tashmë ka mbetur, i vetëm. Nëse do të ketë një rikërkesë për arrestimin e Tahirit, në dritën e fakteve të reja, nuk mendoj se grupi socialist, do i dalë më në mbrojtje, tha Zheji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here