Një banesë është grabitur këtë mëngjes në Shkodër.
Policia bën me dije se: rreth orës 07:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S, për të vjedhur.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5.000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.