Pas atij të Italisë mbërrin në Tiranë edhe ministri i Brendshëm francez. Ja axhenda

0
200

Pas ministrit të Drejtësisë italiane në Tiranë do të mbërrijë për një vizitë zyrtare Ministër i Brendshëm i Francës Gerard Collomb.

Ai do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë, me ftesë të ministrit të Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj.

Ministri i Brendshëm francez shoqërohet nga një delegacion i gjerë ku bëjnë pjesë deputetë, drejtues bashkish, drejtues të Policisë franceze e gazetarë të disa mediave të njohura.

Ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë nesër në Ministrinë e Brendshme bisedime zyrtare me ministrin Xhafaj dhe ekipin e tij.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron, do të priten në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri i vendit Edi Rama.

Grupi i deputetëve dhe kryetarët e bashkive do të priten në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Collomb do të zhvillojë vizitë në kompaninë ‘Aleat’ që prodhon dokumentet biometrikë si dhe në ‘Muzeun e Gjetheve’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here