Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :
F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Vajkal Bulqizë , ( Person me rekorde kriminale).
A(I). D (T), 32 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë.
E.D, 20 vjeç, banues në fshatin Koçaj, Bulqizë.
Shpallja në kërkim e shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi :
Me datë 13.12.2017, rreth orës 11.00, shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri- tjetrin në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë, në afërsi të karburant “Kastrati” qyteti i Ri Bulqizë, dyshohet se kanë kanosur me armë dhe kanë goditur me qytë pistolete shtetasin A.Sh, 28 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë.
Shtetasi A.Sh, ka deklaruar se shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë akuzuar se është personi që ka kryer ose shtyrë persona të tjerë për kryerjen e atentatit ndaj shtetasit F.T, ndodhur në datë 11.12.2017 në fshatin Peladhi, Bulqizë.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Plagosje e lehtë, kryer në bashkpunim, dhe “Vetgjyqësia”, parashikuar nga nenet 278/1, 84, 89-25 dhe 277 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A(I). D (T), F.T, dhe vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit E.D.