Turizmi qe po promovojme: Osumi, “kosh plehrash”. Mbetjet hidhen në lumë

0
216

Berati, qyteti simbol që promovon Shqipërinë në fushata dhe spote turistike fsheh një anë të errët.

Në mungesë të një landfilli, 15 mijë ton mbetje hidhen çdo vit buzë Osumit. Dhe zgjidhja nuk është e afërt..

“Plagë nga e kaluara, po mundohemi ta zgjidhim për të bërë një studim për një landfill dhe rehablitimin e fushës aktuale në të dalë të Beratit..do të jetë disa kilometra më poshte…dosjen e kemi përcjellë në ministri. Nëse miratohet do kemi një venddepozitim të ri më larg Beratit”, thotë kreu i bashkisë Petrit Sinaj.

Ndotje shkaktojnë edhe bizneset që derdhin mbetjet e ngurta në lumë por dhe fabrika si ajo e lëkurëve, problem i ngritur shpesh edhe nga Top Channel. Por edhe pse ndëshkimet nuk mungojnë situata mbetet e njëjtë.

Por ajo që nuk duket,dhe ndjehet me shqisa prej kundërmimit, është rreziku më i madh:
mbetje që duan dekada të shpërbëhen, kimikatet që ndotin ujërat dhe që transmetohen në zinxhirin ushqimor nga speciet ujore, deri te kafshët dhe njeriu.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here