Shkatërrohet grupi i heroinës në Durrës, 3 në pranga

0
156

Policia e Durrësit në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 3-mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Durrës dhe Shijak.

Operacioni i koduar “Bridge”, u finalizua me arrestimin në flagrancë të një shtetasi nga Shijaku dhe shpalljen në kërkim të tre bashkëpunëtorëve të tjerë nga Durrësi. U arrestua në flagrancë Bledar Tahiri  39 vjeç, banues në Shijak.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• E. K. 36 vjeç, banues në Shijak;

• E. R. 34 vjeç, banues në Durrës;

• L. Ç. 39 vjeç, banues në Durrës.

Policia njofton se “Më datë 14.12.2017, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar, në qendër të Shijakut, shtetasi Bledar Tahiri u kap në flagrancë me rreth 179 gr heroinë e ndarë në 30 doza, një peshore elektronike dhe një aparat telefoni celuar.

Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasit e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në zonën e Shijakut dhe të Durrësit”.

Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit ia blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas ua shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Bledar Tahiri dhe E.K. parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

•  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve E.R. dhe L.Ç. dhe E.K. parashikuar në nenin  283/1 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here