Opozita ngrihet në protesta kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

0
184

Partia Demokratike do të organizojë të hënën një protestë në kryeqytet kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm që do të fillojë në orën 09:30.

Kujtojmë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00.  Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje pasi në të do të diskutohet në lidhje me prokurorin e ri.

Në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme pasi kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.

Mazhoranca është për një prokuror të ri për të zgjedhur me 71 vota dhe pritet që të hënën  të votohet për Prokuror të Përkohshëm.  Zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike. Madje edhe Basha nga Londra në takim me shqiptarët theksoi se Rama është edhe xhelat edhe gjyqtar në këtë çështje. Ende nuk dihet se çfarë do të vendosë sot PD-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here