Pas përmbytjeve të dy javëe më parë që përfshinë edhe segmente të caktuara të autostradës Tiranë-Durrës, IKMT ka nisur ndërhyrjet për te ndikura sadopak në mospërsëritjen e situatave të tilla.
Aksioni ka nisur fillimisht pranë zonës së City Park dhe urës së Limuthit, të cilat ishin zonat më të prekura nga përmbytjet. Zonë e ne të cilen lartësia e ujit shkoi deri në 2 metra dhe ku u rrezikua jeta e shumë përdoruesve të rrugës por edhe banorëve të zonës e punonjës në bizenset aty pranë. U lëshuan edhe akuza të shumta se kush e kishte fajin, biles u botuan në media edhe peshq të cilët sipas eksponentëve të opozitës kishin dale në rrugë nga hapja e digës së liqenit të Kashrit.
Nderkohë Ndërhyjra e IKMT konsiston jo vetëm në rehabilitimin e zonës, por edhe në pastrimin e kanaleve kulluese që do të mundësojnë tërheqjen e ujit në rast reshjesh intesive.
Përmbytjet e fillimdhjetorit në Tiranë u përqëndruan më së shumti në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në qendra tregtare dhe biznese të tjera që operojnë në këtë zonë.