Gjendet pronari i drogës. 2 kg heroinë në portin e Durrësit, zbardhen detaje të reja

0
272

Për drogën e kapur në një kamion në portin e Durrësit dalin detaje të reja, në lidhje me personat e përfshirë në gjetjen dhe tregtimin e lëndës narkotike.

Pas identifikimit të drejtuesit të kamionit, Drilon Istrefi është zbuluar dhe bashkëpunëtori I tij, i cili mendohet se ka gjetur dhe heroinën.

Personi është shpallur në kërkim ndërsa është identifikuar me inicialet D. N., banues në lagjen 6 të Durrësit, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor. Pra sipas policisë ka bërë të mundur gjetjen e heroinës.

Së bashku me njëri-tjetrin të dy personat dyshohet të kenë kaluar dhe herë të tjera drogë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në Durrës duke shfrytëzuar mundësinë e transportit të mallrave nëpërmjet kompanisë së transportit.

Droga ka patur si destinacion shtetin fqinj Italinë. Ndërsa hetimet janë shtrirë dhe për zbulimin e palës pritësë, pra rrjetit në itali. Dyshohet që heroina të ketë kaluar nga Muriqani(shkodër).

Droga u gjet tek koka e kamionit poshtë dyshekut të shoferit, 4 pako heroinë mbështjellë me qese të zezë me peshë rreth 2 kg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here