Sekuestrohen 3 gomone në Durrës, policia: Janë shoqëruar 8 persona…

0
176

Policia e Durrësit ka sekuestruar sot tre mjete lundruese dhe ka shoqëruar 8 persona si të përfshirë në këtë ngjarje.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se po vijojnë kërkimet në të gjithë vijën bregdetare, të ndihmuar dhe nga Guardia di Finanza.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.12.2017, në lagjen Nr. 15, Spitallë, në afërsi të bregdetit nga kontrollet e ushtruara nga Policia Bregdetare dhe Policia Lokale janë gjetur dhe bllokuar 3 mjete dhe nje karel qe transporton mjete lundruese.

Në lidhje me ngjarjen më lart Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Autoritetet Italiane vijojnë hetimet për sqarimin e situatës.

Në të gjithë vijën kufitare po ushtrohet kontroll I imtësishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Italiane Guardia Di Finanza, Frontex dhe policitë e vendeve fqinjë, për të evidentuar dhe bllokuar ndonjë mjet lundrues qe dyshohet se mund të jetë transportuar me karel deri në breg të detit ku dhe u sekuestruan mjetet dhe kareli.

Deri tani nga asnjë nga Policitë e përfshira në operacion nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues.

Janë shoqëruar 8 shtetas dhe po punohet per zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here