E keqja e Milanit të këtij sezoni nuk ishte as Montella, pasi ajo duket se është ende në kampin kuqezi.
Një mesditë katastrofike për Milanin e Gatusso-s, i cili u shkatërrua 3-0 nga Verona, të cilën e mposhti në mesjavë me të njëjtin rezultat, por në Kupën e Italisë.
Një pjesë e parë e dominuar nga kuqezinjtë, por janë vendasit që gjejnë golin. Pjesën e dytë, Gatusso preferon të aktivizojë Cutronen dhe Silvan, por as dy lojtarët e rinj nuk mundën të bëjnë asnjë.
Vendasit gjejnë edhe dy gola të tjerë me anë të kundërsulmit, duke i zhytur kuqezinjtë në një krizë që nuk po dinë t’i japin zgjidhje!Si të mos mjaftonte kaq, në minutën e 89 edhe Suson nuk e mbajtën nervat, duke ndërhyrë ashpër ndaj kundërshtarit dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq, pas verifikimit të rastit në VAR.