Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të djegin mandatet.
Deklarata e fortë e Berishës vjen pasi mazhoranca zgjodhi me forcën e kartonit Arta Markun kryeprokurore të përgjithshme, pavarësisht kundërshtive të deputetëve opozitarë dhe argumenteve të tyre kundër.
I pyetur nga gazetarët se çdo të thotë “djegia e mandateve”, Berisha shpjegoi: Kjo do të thotë që asnjë deputet të mos jetë më deputet.
“Kjo opozitë e dhunuar në këtë shkallë , s’ka bashkëjetese dhe i lind e drejta të marrë çdo vendim, për të përmbysur narkoregjimin e Ramës. E siguroj se s’vjen në pushtet nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra për të mbrojtur të drejtuat kushtetuese të tyre. Propozoj djegie solemne të mandateve”, tha Berisha.