Atentat me armë zjarri ndaj 39-vjeçarit. Emri

0
208

Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e sotme në Korçë. Mina Zoja është transportuar në spitalin Rajonal të  Korçës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bluzat e bardha kanë lajmëruar policinë rreth orës 18.05, se në spital ka shkuar i plagosur me armë zjarri një person.

Efektivët shkuan në spital pas marrjes së njoftimit dhe konstatuan se “i plagosur në këmbë ka mbetur M.Z., rreth 39 vjeç, banues në Korçë”, njofton Policia.

Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra të plagosurit, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë. Aty, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Zoja është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të  largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet.

Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here