Drekat dhe darkat për festat e fundvitit, apeli: Institucionet të mos i paguajnë nga buxheti i shtetit

0
220

Me ardhjen e festave të fundvitit, institucionet shtetërore organizojnë dreka dhe darka me stafet e tyre.

Por shqetësuese është fakti se paratë me të cilat paguhen drekat dhe darkat, merren nga buxheti i këtyre institucioneve, pra nga taksat e qytetarëve.

Këtë shqetësim e ka ngritur gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, i thotë se kjo gjë nuk duhet lejuar.

Reagimi i gazetarit    

Prokurime perverse

Duhet nje vendim qeverie ose urdher i Ministrise se Financave te ndaloje drekat dhe darkat per festat qe institucionet publike prokurojne me parate e qytetareve.

Nese shikon buletin e prokurimeve 50 per qind e procedurave te ketij muaji jane blerje, dreke dhe darke per festat e fundvitit.

Jane fatura 3 milioneshe, 5 milioneshe qe te festojne punonjesit e institucioneve me leket e qytetareve. Do hane dhe do pijne me leket e taksave.

Ku eshte parashikuar kjo? Ne cilin ligj? E kane ne kontraten e punes? Ku?

Nese duan te festojne si staf nuk i pengon askush. Por ta bejne me leket e tyre. Te vene leke te gjithe dhe te festojne jo nje nate, por 7 nete rresht po te duan. Por jo me leket e te tjereve. Ato para, aq sa jane te shkojne per spitalet, shkollat ose uljen e borxhit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here