FOTO/ Masakër në familje nga truproja e ish-kryeministrit

0
294

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi, ku një 47-vjeçar, polic në shërbim të ish-kryeministrit grek Kostas Simitis, ekzekutoi bashkëshorten, vjehrrën dhe vajzën e tij 4-vjeçare, e në fund u vetëvra me pistoletën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Ajos Anaragjiros” të kryeqytetit grek, Athinë.

Trupat e viktimave u gjetën gjatë paradites së të hënës në banesën e çiftit, pasi fqinjët u shqetësuan për ta dhe njoftuan policinë.

Sipas njoftimit të policisë, autor i ngjarjes është drejtues i lartë policie. Ai shërben në Parlamentin grek, në sigurinë e ish-kryeministirit grek Kostas Simitis.

Ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë, ndërkohë që fqinjët flasin për një person të qetë, që nuk kishte shkaktuar kurrë probleme.

Bashkëshortja viktimë e ngjarjes tragjike punonte si mjeke. Dëshmitarë thanë se, mes çiftit nuk dukej të kishte divergjenca ose mosmarrëveshje.

Vendngjarja u ekzaminua edhe prej mjekut ligjor, i cili tha se viktimat kishin plagë plumbi në kokë. Mësohet se para 9 muajsh, autori ishte ekzaminuar në kontrollet rutinë të policisë prej psikologut, i cili aprovoi edhe lejen e posaçme të armatimit për të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here