Dita e sotme pritet me temperatura të ulëta, ndaj vishuni trashë kur të dilni.
Sot priten reshje lokale të dobëta. Në zonat malore reshjet do të jenë në formë dëbore mbi lartësinë 400 m (të dobëta).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -2 °C / 9 °C
në vendet e ulëta: -4 °C / 8 °C
në vendet malore: -8 °C / +2 °C.
Era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.