Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ditën e sotme në prokurori kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin.
Nga se bëhet e ditur kallëzimi ndaj Ruçit është bërë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim të ushtrimit të detyrës.
Këto akuza ndaj tij, janë bërë nga PD lidhur me seancën e fundit parlamentare kur Arta Marku, mes protestave, u zgjodh kryeprokurore e përkohshme.