Raporti i BE që zbulon skandalet e qeverisë Rama: Shqipëria rrezikon kthimin e vizave!

0
224
Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Komisioni i Parlamentit Europian ka bërë sot publik raportin për lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën Shengen. Siç edhe shikohet në pjesën për Shqipërinë, BE dhe PE-ja kanë kritika të shumta, sidomos për sigurinë e kufijve, por edhe të bandave kriminale shqiptare që veprojë në të gjithë Europën.

Në raport, thuhet se Shqipëria duhet të rrisë sigurinë në kufijtë e saj. Edhe pse cilëson si të sigurtë pikën e kalimit kufitar të Rinasit, BE thotë se kontrolli në pikat e tjera kufitare të vendit është i dobët.

Një nga këshillat që jepet për Shqipërinë është edhe rikthimi i ‘intervistave në kufi’, me qëllim që qytetarët të cilët nuk kanë një qëllim të caktuar për udhëtimin e tyre drejt BE-së të mos lejohen të kalojnë.

Raporti flet edhe për azilantët shqiptarë. Sipas shifrave, në disa vende ka rënë numri i shqiptarëve, që kërkojnë azil, e në disa vende të tjera është rritur.

Më tej BE dhe KE japin 8 këshilla-kushtet që Shqipëria duhet ti plotësojë:

-Përmirësimi i kontrolleve kufitare, duke përfshirë “intervistat dalëse” në PKK, të kryera në një mënyrë që respekton plotësisht të drejtat themelore të udhëtarëve.

-Vazhdimi i zbatimit efektiv të marrëveshjes së ripranimit, nëse është e nevojshme sipas protokolleve të zbatimit me Shtetet anëtare.

-Vazhdimi i zbatimit të veprimeve të dakorduara në mënyrë bilaterale me shtetet anëtare të BE-së për të reduktuar flukset e emigracionit të parregullt.

-Organizimi i një fushate të informimit të profilit të lartë mbi të drejtat dhe detyrimet e lëvizjes pa viza dhe zonat e destinacionit të udhëtimit.

-Ngritja e asistencës ndaj popullit në nevojë dhe të atyre që janë më të prirur për t’u larguar nga vendi në mënyrë të parregullt dhe duke ofruar mbështetje për riintegrimin e shqiptarë të kthyer.

-Të përmirësojë më tej efektivitetin e përpjekjeve të zbatimit të ligjit për të luftuar trafikimin drejt Kosovës të qenieve njerëzore, kontrabandimit të emigrantëve, trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar ndaj pronës.

-Të rriten hetimet dhe ndjekja penale e grupeve kriminale, veçanërisht atyre që merren me drogë trafikimit dhe kontrabandimit të emigrantëve.

-Vendosja e një zyrtari ndërlidhës të Europolit që do të kontribuojë më tej në një përmirësim bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here