Prokuroria e Elbasanit ka ridërguar për hetim pranë Prokurorisë për Krime të Rënda aktet për vijimin e hetimeve për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin. Lajmi konfirmohet për Syri.net, nga burime nga Prokuroria e Elbasanit.
Këta persona dyshohet se janë përgjegjës për përplasjen me efektivet e policisë, mbrëmjen e 18 shtatorit.
Prokuroria e Elbasanit e ka rikthyer dosjen te prokuroria për Krime të Renda, për shkak se moskompetenca e shpallur nga ajo prokurori nuk është konfirmuar në Gjykatën e Krimeve të Renda, në bazë të ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale.
Ndërkohe, për personat e tjerë, të përfshire në mënyre indirekte në ketë ngjarje, hetimi po vijon nga Prokuroria e Elbasanit.
Për këta të fundit, me kërkesë të prokurorisë Elbasan, gjykata e Elbasanit konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg”.