Detaje te tjera nga tmerri në Melburn në Australi. Së paku 14 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një automjet i bardhe mori perpara turmen, duke perplasur njerezit qe ndodheshin aty.
Sky News Australia raporton me dije se ngjarja ndodhi ne qender te qytetit dhe paniku eshte shume i madh.
Daily Mail raporton se pas ngjarjes, dy meshkuj u arrestuan dhe u cuan ne paraburgim, si pergjegjes per ngjarjen. Ata janë të moshës 25-35 vjeçare, të cilët po ngisnin makinën qe mori perpara turmen ne menyre te qellimshme.
“Në këtë fazë ne besojmë se është një akt i qëllimshëm, por nuk e dimë motivimin,” tha zyrtarisht policia.
Policia njoftoi se ne spital u deguan ne gjakosurit nga sulmi, mes tyre edhe nje femije, qe thuhet se ndodhet ne gjendje kritike per jeten.
Deshmirat tregojne tmerrin e perjetuar: “Degjohen vetem ulerima, njerez ne panik qe ia mbathin me vrap, te tjere qe fluturonin te sulmuar nga makina”.