‘Dua 2.000 euro ose publikoj fotot e tua nudo’, në pranga i riu

0
215

Një i ri nga Kurbini ka shantazhuar me publikimin e fotove intime një 48-vjeçare, në këmbim të 2000 eurove, por ka rënë në prangat e policisë. D.P, 48-vjeçse ka denoncuar
në policinë e Lezhës se G.Shkurti, 29-vjeç e ka kërcënuar me fotot intime dhe me qëllim që të mos i publikonte në rrjetet sociale i ka marrë fillimisht 1150 euro.

Por ai nuk është mjaftuar me kaq. 29-vjeçari ka vijuar me shantazhet ndaj gruas duke tentuar t’i marrë asaj edhe shumën e 2000 euro.

D.P nuk ka pranuar të paguajë shumën në fjalë dhe ka bërë denoncim në polici për Shkurtin i cili tashmë do përballet me akuzën e “Shtrëngimit me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit penal.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Drejrorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndaluar shtetasin :
G. Shkurti, 29 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin. Ky shtetats i ka marrë shtetases D.P., 48 vjeçe, nëpërmjet kërcënimit një shumë vlerash monetare prej 1150 Euro, me qëllim të mos i publikonte në rrjetet sociale foto intime të saj.

Ky shtetas ka vijuar ta kërcënoje për ti marrë edhe shumën prej 2000 Euro. Materialet iu
referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për vepren penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”,
parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here