E plagosi me armë në mes të qytetit, anëtari i BabaStars ‘tradhton’ grupin dhe darkon me Noizy-n

0
166

Grupi Baba Stars padyshim që ka kaluar një periudhë jo fort të mirë këtë vit.

Grupi i famshëm muzikor ka pësuar disa përçarje kohët e fundit, pasi një prej anëtarëve, Albert Krasniqi, doli publikusht kundër themeluesit të grupit, Getoar Selimit, duke e akuzuar atë se e kishte shndërruar në monopol punën në Baba Stars.

Krasniqi njoftoi se do të largohej nga grupi dhe duket se nuk i është dashur shumë kohë për të gjetur përkrahje tjetërkund dhe jo tek dikush dosido, por tek personi që më shumë se një vit më parë, Alberti i qëlloi me armë zjarri duke e plagosur në këmbë.

Krasniqi dhe reperi Noizy, të cilët u përfshinë në sherrin masiv mes Baba Stars dhe OTR më shumë se një vit më parë në Prishtinë, së fundmi duket se i kanë vënë një gur përsipër të shkuarës dhe kanë shijuar një darkë së bashku. Në një foto të postuar nga pronari i një diskoteke, ata shihen të buzëqeshur në tavolinë pranë njëri-tjetrit. Ky veprim duket se ka shënuar përfundimisht prishjen e marrëdhënieve të menaxherit me Baba Stars, anëtarët e së cilit nuk do ta kenë pritur aspak mirë këtë lëvizje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here