Drejtoria Vendore e Kufirit e Migracionit Korçë njofton për një ndërprerje të punës në doganën e Qafë-Thanës.
Më datë 21.12.2017, jemi njoftuar nga pala maqedonase, se në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, do të ndërpritet puna në hyrje dhe në dalje, nga ora 17.00 deri në orën 18.00, për shkak të një proteste të opozitës maqedonase, njofton policia e Korçës.