‘Ky parlament nuk ka parë asgjë akoma’

0
240

“Ne u larguam para se të jepej vendimi, sepse vendimi është marrë që në njoftim. Do merret vendimi më i rëndë thuhej…”, kështu u shpreh demokrati Edi Paloka, pas daljes nga mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku më pas u dha vendimi për 7 deputetë të opozitës, për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Nënkryetari i PD-s dhe Kuvendit i konsideroi akuzat e PS absurde dhe u shpreh se opozita është e vendosur për të mbrojtur Kushtetutën.

“Ne të gjithë jemi betuar për të mbrojtur Kushtetutën dhe interesat e shqiptarëve dhe ajo që ndodhi të hënën ishte një shkelje flagrante nga qeveria dhe mazoranca e Kushtetutës. Ne bëmë maksimumin e mundshëm për të mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë detyrën tonë dhe të jemi në mbrojtje të Kushtetutës”.

Paloka tha më tej se “ky parlament nuk ka parë realisht asgjë akoma”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here