Shqipëria del kundër Trump në OKB, çfarë rrezikojmë tani?

0
234

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka mbështetur me vendosmëri një rezolutë në mënyrë efektive duke i bërë thirrje SHBA-ve të tërheqin njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Teksti thotë se çdo vendim lidhur me statusin e qytetit është “i pavlefshëm” dhe duhet të anullohet. Rezoluta jo-detyruese u miratua nga 128 shtete, me 35 abstenime dhe nëntë të tjerë që votuan kundër.

Shqipëria është një ndër vendet që ka votuar pro rezolutës së OKB, pra ka votuar kundër vendimit të Trump.

Kujtojmë se më herët, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump kërcënoi se do të zvogëlojë ndihmën financiare për ata që mbështetën rezolutën, teksa ambasadorja e SHBA në OKB deklaronte se do të mbaheshin shënim emrat e vendeve që do të dënonin njohjen e SHBA-ve ndaj Jerusalemit si Kryeqytet të Izrelit.

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i ndërpresë ndihmën financiare vendeve që do të mbështesin një rezolutë të OKB-së që kundërshton njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit. Në fillim të këtij muaji, SHBA e ndërmori këtë hap pavarësisht kritikave ndërkombëtare.
“Ata marrin miliona dhe miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Por le ta bëjnë, ne do të kursejmë shumë para. As që duam t’ia dimë”, deklaroi Trump për reporterët në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo rezolutë, është cilësuar si “anti-amerikane” nga kritikët e këtij vendimi të qeverisë shqiptare. SHBA-ja është aleati më i fuqishëm i shqiptarëve dhe kjo lëvizje e politikës tonë të jashtme cilësohet si kundër interesave të vendit.

Tani gjithçka na mbetet është të presim se cilat do të jenë lëvizjet e Uashingtonit…

/360grade.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here