Portieri duhet të jetë i aftë të presë topin, por në futbollin modern shpesh kjo nuk mjafton pasi duhet diçka më shumë. Pep Guardiola ishte i pari i cili bëri revolucion në rolin e portierit, duke e kthyer nga një pikë fikse brenda kuadratit, në një mbrojtës të fundit.
Perfeksionizmi i tij arriti kulmin me Manuel Neuer, duke e shndërruar portierin e Bayern Munich në një qendërmbrojtës.
Në Serie A, Thomas Strakosha po thyen mitin e portierit tipik. Fakti që ka këmbë të mira, di të luajë me topin, e ka kthyer portierin e Kombëtares Shqiptare në një pikë shumë deçizive në skemat e Inzaghit.
Strakosha ka vendosur një rekord, si portieri i cili ka më shumë kontakte me topin në gjysmëfushën e tij brenda një 90-minutëshi. Strakosha ka lënë pas në këtë klasifikim të veçantë emra të mëdhenj si: Buffon, Donnarumma, etj.
Pavarësisht se Lazio ka përpara një “torrë” si Milinkoviç, zgjedhja e parë nuk është ai, por loja me topin poshtë. Lazio kërkon të dalë përpara me topa të shkurtër e të saktë, duke mos rrezikuar ta humbasin topin me pasime të gjata.
Fakti që Strakosha luan shumë mirë me këmbë, ka bërë që Inzaghi t’i besojë shumë portierit të Kombëtares.
Strakosha nuk di vetëm të luajë mirë me këmbë, por dhe të presë me këmbë. E fundit ishte ndeshja kundër Atalantës, ku në dy momente, flagrant rasti i Crsitante që mundi ta dërgonte ndeshjen në 3-0, ku Strakosha e priti topin me këmbë.