Vota kundër SHBA-së në OKB/ Berisha: Akt i rëndë antikombëtar

0
152

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas votimit të Shqipërisë kundër SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump për “Jeruzalemin”, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Votimin e Shqipërisë kundër Trump, Berisha e quan akt të rëndë antikombëtar.

“Nje akt i rende antikombetar i klikes se neo-bllokmeneve me ne krye Noriegen e Europes!

Sot klika e noe-bllokmeneve hoxhist, me ne krye bastardin e xhelateve te shqiptareve Koleka, Rama votoi ne OKB, ne traditen aterore, kunder SHBA, vendit i cili nga vitet 20 te shekullit te kaluar deri sot ka luajtur rol percaktues ne lirine e kombit shqiptar.

Duke denuar me ashpersi kete qendrim shtoje se me kete akt politika e jashtme e Shqiperise shnderrohet ne nje politike te mirefillte antikombetare. Ajo perfaqeson interesat e baroneve te droges dhe balozeve neo-bllokmene te krimit dhe jo te shqiptareve. Sb”, shkruan ish-kryeministri në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here