Vota kundër Trump/ Çollaku: Qëndrim i turpshëm i Ramës, u rreshtua krah Rusisë…

0
181

Qëndrim të turpshëm, e ka cilësuar kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, votën kundër të Shqipërisë në OKB ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Çollaku tha se qeveria Rama duhej të renditej në krah të aleatit strategjik, pasi qëndrimi i mbajtur do të ketë pasoja jo vetëm për politikën e jashtme, por edhe faktorin shqiptar në Rajon.

” Për herë të parë pas 27 vitesh Tirana rreshtohet kundër SHBA, një veprim sharlatanesk dhe mosmirënjohje kombëtare ndaj SHBA-së, çliruesve të gjysmës së kombit shqiptar. Kjo nuk është një votë që do kalojë lehtë, është një votë që do sjellë komplikime në politikën ndërkombëtare. Shqipëria sot po sillet me SHBA njësoj si Shqipëria e Enver Hoxhës. Trump ka paralajmëruar se do monitorojë vendet që do votojnë kundër dhe rishikojë marrëdhëniet me vendet që dalin kundër atij vendimi, do të ndërpresin ndihmat financiare, programet e financimeve.

Shqipëria sot është rreshtuar përkrah Rusisë, Kinës, në krah të vendeve që s’kanë asnjë lidhje dhe demonstrojnë politikën anti-SHBA”, u shpreh Çollaku.

Në lidhje me reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme se Shqipëria votoi sipas linjës së BE, Çollaku tha se ky është një qëndrim frikacak.

Të paktën 6 shtete anëtare të BE-së abstenuan në lidhje me pr/rezolutën e paraqitur nga Egjipti, çka do të thotë se edhe mes vetë Bashkimit Europian nuk kishte një qëndrim të prerë për të votuar kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit. Gjithashtu Bosnje Hercegovina abstenoi, ndërsa Shqipëria votoi kundër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here