Humbën djalin e vetëm/ Familjarët e Florencit: Na sillni trupin e djalit. Duam drejtësi!

0
191

Familja Beqiri ka hapur dyert e mortit në lagjen “Liria” në Shkodër. Djali i tyre, Florenci humbi jetën në moshë të re, vetëm 23 vjeç, në France në rrethana të mistershme.

Mes varfërisë dhe dhimbjes, nëna ka humbur ndjenjat, ndërsa akuzon se djalin ia kanë vrarë. Laureta Beqiri thotë se i biri shkoi për një jetë më të mirë në Francë, ndërsa kërkon që të gjenden fajtorët.

Sakaq familjarët apelojnë për ndihmë, pasi nuk kane mundesi financiare as për kthimin e trupit në vendlindje. “Ne nuk kemi lekë ta sjellim. I bëjmë thirrje presidentit dhe qeverisë të na sjellë djalin. Na e vranë policia – te burgosurit dhe spitali ne bashkëpunim mes tyre”, shprehen ata.

Florenci ishte djali i vetëm i familjes, vëlla i tre motrave, ndërsa komunikimi i fundit i familjes me djalin e tyre ishte në datën 8 dhjetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here