Shkatërrohet avioni i drogës që u rrëzua në Ishëm

0
182

Avioni tip “Piper A 32” që drejtohej nga italiani Guido Guidi, i cili u rrëzua në grykëderdhja e Ishmit në një pistë të improvizuar, nuk mund të fluturojë më. Pikërisht në këtë ‘pistë’ dyshohej se kryhej trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, në rrugë ajrore. ‘La Stampa’ i ka kushtuar sot një artikull historisë me protagonist pilotin italian. Ndonëse qëndroi për 7 muaj i bllokuar në vendin ku ra në Durrës, avioni që ka qenë në qendër të vëmendjes për historinë e tij si ‘spiun’, është kthyer në një hekurishte.

“Për fat të keq jo vetëm bishti është i dëmtuar, por edhe krahët janë thyer. Madje edhe pjesët e tjera të avionit, pasi mbeti gjatë dimrit jashtë dhe nuk mund t’i zëvendësohen”, tha Giovanni Monticelli, president i kompanisë “Aeroclub Savona”.

Një humbje e madhe për “Aeroclub Savona”, pasi mjeti i fluturimit ishte dhurua nga Sergio Borea. “Sigurisht, avioni nuk mund të fluturojë më”, tha Monticelli. Pasi piloti Guido Guidi u rrëzua me avionin në mesin e shtatorit të 2016-ës, ndërsa mjeti qëndroi i bllokuar në atë vend ku ra. Me ndërhyrjen e strukturave, që nga ambasada italiane, duke përfshirë edhe avokatin Andrea Saçone, u arrit që avionit t’i hiqej sekuestrimi. Por nga Shqipëria zyrtare nuk mbërriti asnjëherë një përgjigje zyrtare. “Pala jonë bëri diçka, pasi përmes rrugës ligjore paraqitëm një denoncim për ‘shkelje’”.

Pas ngjarjes në Shqipëri, kompania “Aeroclub Savona” ka ‘ndëshkuar’ pilotin Guido Giudi, duke e përjashtuar nga klubi, pasi ky i fundit nuk kishte informuar mbi detajet e fluturimit të tij jashtë kufijve kombëtar. Pavarësisht kësaj, 69-vjeçari Guidi nuk ishte pilot fillestar. Ai disponon dy patenta për mjete fluturuese, një italiane dhe një tjetër amerikane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here